Skip to content

Konsultat për qeverinë “RAMA 4”, në zyrën e kryeministrit mbërrin Engjëll Agaçi! (VIDEO)

640 0 screenshot 2025 08 27 120605 1756292766

I gjithë interesi politik i këtyre ditëve është tek lëvizjet e Kryeministrit, i cili së shpejti do të shpallë qeverinë “Rama 4”. Sipas burimeve, Rama pritet të thërrasë më 11 Shtator Asamblenë e Partisë Socialiste, ku gjithashtu siç do herë pritet të publikojë emrat e kabinetit.

Pas takimeve ditën e djeshme me ministrat Delina Ibrahimaj,  Ervin Mete, Petrit Malaj dhe zv.kryeministren Belinda Balluku, në zyrat e qeverisë sot u pa të hyjë Ish -Sekretari i përgjithshëm i Kabinetit, Engjëll Agaçi.

Nuk ka informacion zyrtar mbi këtë takime, por duket se ato kanë të bëjnë me këshillimin dhe formimin e qeverisë Rama 4.