ABC News ka siguruar pamje nga sherri i ndodhur disa ditë më parë në një lokal në Korçë. Siç shihet edhe nga pamjet, duket momenti, kur ka nisur sherri në ambientet e lokalit dhe më pas janë përplasur fizikisht. Disa persona të përfshirë në sherr kanë dhunuar njëri-tjetrin me grushte e karrige.
Lidhur me këtë ngjarje u arrestuan -Dritan Pino
-Petrika Ropi
-Ilir Shukulli
-Rafail Kocaqi
-Salvi Asllan
-Mihal Zhidro
-Serxhio Mema
-Gersi Dervishi
-Sotiraq Shkurti
-Kristi Lamçe
Gjithashtu, u shpall në kërkim një 38 vjeçar, banues në Korçë, i dyshuar i përfshirë në konflikt.
Këta shtetas janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta me njëri-tjetrin, duke prishur qetësinë publike dhe duke shkaktuar dëme materiale në lokal. Gjatë veprimeve procedurale, ata kanë dhënë deklarata të rreme përpara punonjësve të Policisë.