VIDEO/ Pamjet nga sherri në Korçë, momenti kur disa persona përplasen fizikisht dhe godasin njëri-tjetrin me karrige

ABC News ka siguruar pamje nga sherri i ndodhur disa ditë më parë në një lokal në Korçë. Siç shihet edhe nga pamjet, duket momenti, kur ka nisur sherri në ambientet e lokalit dhe më pas janë përplasur fizikisht. Disa persona të përfshirë në sherr kanë dhunuar njëri-tjetrin me grushte e karrige.

Lidhur me këtë ngjarje u arrestuan -Dritan Pino

-Petrika Ropi

-Ilir Shukulli

-Rafail Kocaqi

-Salvi Asllan

-Mihal Zhidro

-Serxhio Mema

-Gersi Dervishi

-Sotiraq Shkurti

-Kristi Lamçe

Gjithashtu, u shpall në kërkim një 38 vjeçar, banues në Korçë, i dyshuar i përfshirë në konflikt.

Këta shtetas janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta me njëri-tjetrin, duke prishur qetësinë publike dhe duke shkaktuar dëme materiale në lokal. Gjatë veprimeve procedurale, ata kanë dhënë deklarata të rreme përpara punonjësve të Policisë.