Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e së hënës në Has, në Krumë-Golaj.
Zek Neçi i cili ishte pasagjer me viktimën e parë, nuk u mbijetoi plagëve dhe dëmtimeve të shumta në trup.
Pas ndihmës së parë ne spitalin e Kukësit, ai u dërgua për trajtim më të specializuar drejt Traumës por pa sukses.
Sipas mjekëve, Neçi kishte hemoragji te brendshme, dëmtim në masë të organeve jetësore.
