Skip to content

Aksidenti në Has/ Rëndohet bilanci, shkon në dy numri i viktimave

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e së hënës në Has, në Krumë-Golaj.

Zek Neçi i cili ishte pasagjer me viktimën e parë, nuk u mbijetoi plagëve dhe dëmtimeve të shumta në trup.

Pas ndihmës së parë ne spitalin e Kukësit, ai u dërgua për trajtim më të specializuar drejt Traumës por pa sukses.

Sipas mjekëve, Neçi kishte hemoragji te brendshme, dëmtim në masë të organeve jetësore.