Nuk është e thënë që Real Madrid të mos vuajë nga dëmtimet. Klubi madrilen është njoftuar se do të ketë jashtë Antonio Rudiger për 3 muajt e ardhshëm.

Mbrojtësi gjerman duhet të rikuperohet nga dëmtimi i fundit që ka pësuar. 32-vjeçari vazhdimisht i ka vuajtur këto shqetësime, ndërsa ky lajm vjen për të në momentin më të papërshtatshëm.

Rudiger ishte në pankinë përgjatë ndeshjes së fundit, që Reali fitoi 2 me 1 përballë Majorkës. Me përfaqësuesen e Gjermanisë i luajti ndeshjet e shtatorit si titullar.

Tashmë Reali duhet t’i bëjë llogaritë pa të. Dhe 3 muaj nuk janë pak në fillimin e sezonit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re