Ndeshja Milan-Bolonja në Serinë A është mbyllur me polemika të shumta për shkak të një penalltie që nuk u dha në favor të kuqezinjve. Nkunku u shty në zonë nga Lukumi e më pas pësoi një faull të dytë nga Frojler. Gjyqtari dha penallti dhe e anuloi më pas sepse rishikoi pamjet në VAR, por të gabuarat pasi nuk iu shfaq i gjithë aksioni.

Një situatë e cila ka inatosur tifozët e Milanit e sidomos drejtuesit e skuadrës kuqezi të cilët kërkuan menjëherë shpjegim. Dhe shpjegimet kanë ardhur në një telefonatë direkte mes administratorit Xhorxho Furlani dhe drejtuesve më të lartë të Shoqatës së Gjyqtarëve në Itali (AIA).

“Gazzetta Dello Sport” bën të ditur se telefonata në fjalë nuk ishte për t’u ankuar, por për të shmangur situata të ngjashme në të ardhmen, pasi vendimi gabuar i kryesorit dhe asistentit në VAR, sollën edhe kartonin e kuq për Masimiliano Alegrin i cili kishte reaguar ndaj trupës gjykuese. Sipas “MilanNews.it”, gjatë kësaj telefonate drejtuesit e AIA kanë kërkuar falje për atë që ka ndodhur në ndeshjen e fundit, duke siguruar Furlanin se po bëhej maksimumi që gabime të tilla të mos përsëriteshin në të ardhmen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re