Interi e ka nisur me këmbë të mbarë këtë sezon të ri të Ligës së Kampionëve, duke fituar në transfertë 0-2 ndaj Ajaksit. Heroi i zikaltërve ishte Markus Turam, i cili realizoi të dy golat e sfidës në minutat 42 dhe 47, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së trajnerit Kivu, në debutimin e këtij të fundit në Champions si trajner i Interit.  

Ajaks provoi me disa tentativa të rrezikshme, por pa mundur të çajë mbrojtjen e hekurt të italianëve.  Me këtë fitore, Interi merr tre pikë shumë të vlefshme dhe Turam konsolidohet si një nga pikat më të forta të skuadrës së trajnerit Kivu. Edhe pse kapitenin Lautaro Martinez në formacion, interistët arritën të bënin mirë, duke shkëlqyer në këtë ndeshje të parë.  

FT: AJAKS-INTER 0-2

Turam 42′, 47′

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

FORMACIONET ZYRTARE

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re