Albion Ademi ka gjetur golin e radhës në Kinë. 26-vjeçari i dha fitoren 1 me 0 Tianjin Jinen Tiger kundër Shenzhen Xinpengcheng.
Ishte minuta e tretë shtesë e pjesës së parë, kur Ademi dërgoi topin në rrjetë. Dhe pse ka vuajtur dëmtimet, pas 25 javësh kampionat numëron 4 gola dhe 3 asiste.
Ademi ka provuar të mbajë veshur fanellën e Kombëtares shqiptare, edhe pse si lojtar stoli. Në vitin 2018, qëndronte i gatshëm në dy ndeshje pa fituar minuta.
Goli i Albion Ademit: (VIDEO)
