Marash Kumbulla ka një dëmtim muskulor, që pritet ta mbajë për 1 muaj larg fushës së blertë. Mbrojtësi i Kombëtares është rrethuar nga mesazhe të shumta të tifozëve të Majorkës.

Për këtë ka reaguar në rrjetet sociale. “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Do të shikohemi shpejt”, shkruan mbrojtësi i Kombëtares.

Kumbulla kishte fituar menjëherë vendin e titullarit te Majorka. Sfida e fundit ishte me Atletiko Madrid, ndërsa u largua nga fusha në minutën e 36-të.

25-vjeçari u afrua në mesin e gushtit si i huazuar te Majorka. Në fund të sezonit ekziston mundësia për blerjen e kartonit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re