Skip to content

VIDEO/ Të gjithë me vrap drejt dhomave të zhveshjes, ndërpritet ndeshja e Kupës së Italisë për situatën e papritur

bandicam 2025 09 24 19 57 55 790

Ndeshja e Kupës së Italisë mes Veronës dhe Venecias, është ndërprerë në startin e pjesës së dytë për shkak të një situate të pazakontë në stadiumin “Bentegodi”.

Skuadrat sapo kishin nisur pjesën e dytë të takimit, kur mbi impiant nisi në mënyrë të papritur një stuhi e fortë breshëri. Lojtarët kishin vështirësi të dukshme në këtë stuhi të papritur dhe kjo bëri që gjyqtari të sinjalizonte menjëherë për ndërprerjen e takimit.

Ai dhe futbollistët vrapuan drejt dhomave të zhveshjes duke braktisur fushën për disa minuta, derisa kushtet atmosferike u përmirësuan dhe ndeshja rifilloi përsëri.

SHIH VIDEON