Enea Jorgji do të drejtojë një tjetër ndeshje në arenën europiane.

Bëhet fjalë për sfidën mes Viktoria Plzen dhe Malmo, e cila do të zhvillohet të enjten, e vlefshme për raundin e dytë në Ligën e Europës.

Kryesori Jorgji do të ketë ndihmës asistentë Denis Rexhën dhe Ridiger Çokajn. Asistenti i katërt është përzgjedhur Florian Lata ndërsa në AVAR do të jetë Kreshnik Bajramaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re