Skip to content

Plagosja me thikë jashtë gjimnazit në Kamëz/ Tiranë, gjykata lë në burg 16-vjeçarin

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për njërin nga 16-vjeçarët që u arrestua për sherrin dhe plagosjen e dy bashkëmoshatarëve të tjerë jashtë gjimnazit në Kamëz.

Ndërkohë i mituri tjetër i arrestuar është vendosur masa e sigurimit arrest në burg me afat 1 mujor, pasi edhe ai vet është i lënduar dhe mbrojta ka pretenduar se ai nuk ka qenë pjesë e sherrit por ka ndërhyrë për ti ndarë.

Deri sa të sqarohen rrethanat e plota të sherrit mes adoleshentëve gjykata i caktoi masë me afat.