Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për njërin nga 16-vjeçarët që u arrestua për sherrin dhe plagosjen e dy bashkëmoshatarëve të tjerë jashtë gjimnazit në Kamëz.
Ndërkohë i mituri tjetër i arrestuar është vendosur masa e sigurimit arrest në burg me afat 1 mujor, pasi edhe ai vet është i lënduar dhe mbrojta ka pretenduar se ai nuk ka qenë pjesë e sherrit por ka ndërhyrë për ti ndarë.
Deri sa të sqarohen rrethanat e plota të sherrit mes adoleshentëve gjykata i caktoi masë me afat.
