Pep Guardiola ka shkruar përsëri emrin e tij në librin e rekordeve në Premier Ligë, duke u bërë sot trajneri që arrinte numrin e 250 fitoreve më shpejt në elitën e futbollit anglez.
Ajo e sotmja e Mançester Sitit ndaj Brentford i dha mundësinë që të shpartallonte praktikisht rekordin e mbajtur më parë nga Aleks Ferguson. Për Guardiolën kjo ishte ndeshja e 359 në drejtim, ndërsa Ferguson iu deshën 55 më shumë, pasi kishte drejtuar 404 të tilla. Në vendin e tretë është Arsen Venger me 250 fitore në 423 ndeshje.
“Është një nder të jem përkrah Ferguson e Venger. Falënderoj klubin, lojtarët dhe gjithë stafin. E arritëm këtë objektiv më shpejt dhe jam me të vërtetë krenar. Tani kemi objektiv 250 fitore të tjera”, tha trajneri spanjoll pas ndeshjes.
