PSG dhe përfaqësuesja e Francës janë prej kohësh në një luftë të hapur mes tyre. Parisienët kanë kërkuar vazhdimisht që të kursehen yjet e skuadrës së tyre që vuajnë nga dëmtime, por trajneri Deshmap dhe stafi i tij vazhdon t’i grumbullojë ata, edhe pse më pas i lë të lirë kur kontrollon gjendjen e tyre.
Rasti më i fundit është ai i Bredli Barkola. PSG kishte kërkuar të mos grumbullohet për shkak dëmtimi, por Franca insistoi që ai të paraqitej. Dhe futbollisti e bëri këtë duke zbarkuar në grumbullim me një dosje me radiografi në dorë.
Pak minuta pasi u paraqit në qendrën stërvitore në Klerfonten, ai u la i lirë të largohej, me Federatën Franceze të Futbollit që nxori njoftim se Barcelona ishte lënë të largohej pasi vuante nga një “dëmtim kronik” të pësuar që në ndeshjen ndaj Atalantës më 17 shtator”.
Një deklaratë që tërboi PSG-në e cila u përgjigj ashpër me një reagim tjetër ku theksonte se “rezultatet e dëmtimit të dhëna nga Federata, nuk përputheshin me të dhënat mjekësore që kishte paraqitur futbollisti nga stafi mjekësor i klubit, pasi nuk përmendej asnjë dëmtim kronik”. Klubi theksonte se një komunikatë e tij kishte cenuar “sekretin mjekësor” të palëve të përfshira në këtë çështje.
Më parë, klubi në fjalë dhe federata ishin përplasur për situatën shëndetësore të Ousman Dembele dhe Desire Doue.



