Luis Hasa më në fund ka hapur serinë e tij të golave në Serinë B, ku gjatë verës iu bashkua skuadrës së Karrarezes në huazim. Anësori i sulmit shqiptar, i cili ka përfaqësuar Italinë në arenën ndërkombëtare, është dhënë në huazim nga Napoli, ku nuk gjente dot hapësira dhe tashmë ka filluar të lërë shenjën e tij.

Ai ka shënuar në fitoren 3-0 ndaj Juve Stabias, duke konfirmuar se po kthehet në formën e tij më të mirë, gjë që e kishte bërë atë një lojtar të spikatur që në radhët e U23 të Juventusit dhe pjesë të përfaqësueseve të moshave të Italisë.

SHIH VIDEON

“Nuk kisha luajtur për një kohë dhe më mungonte ritmi i ndeshjeve, por u ambientova mirë me ekipin. Ka shumë lojtarë të rinj me të cilët ishte e lehtë të integrohesha dhe trajneri më dha gjithashtu një dorë. Dua të kthehem në formën time më të mirë, gjithashtu të jap një kontribut të konsiderueshëm në Karrara, në një ligë të vështirë si Serie B. Më thanë se nuk është një turne i lehtë dhe pata mundësinë ta shihja. Nuk i dihet kurrë se si do të përfundojnë ndeshjet, por ne gjithmonë japim më të mirën tonë”, tha futbollisti në një intervistë për TMW, ku ka shpjeguar se sa e rëndësishme kishte qenë për të etapa te U23 e Juventusit.

“Një fëmijë, në një klub si Juventusi, nuk zhvillohet vetëm si futbollist, por rritet shumë edhe personalisht. Në Torino pastaj pata edhe mundësinë të luaja në kampionatin e Serisë C, gjë që më lejoi mua të hyj në botën e futbollit të të rriturve. Aty fillon të kuptosh se si funksionon futbolli. Kërcimi nga të rinjtë në Serinë C është i dukshëm; nuk është e lehtë në fillim. Për shembull topi duhet të luhet më shpejt, por piqesh shpejt

A është ky një vit hakmarrje? Po, mund ta quaj një sezon shpagimi. Kam një dëshirë të fortë për të provuar veten, por është e qartë se duhet të qëndroj i qetë dhe i përqendruar vetëm në punë sa më shumë që të mundem. Vetëm puna e palodhur sjell rezultate”, tha ndër të tjera Hasa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re