Vetëm pak javë kanë mjaftuar që Manuel Akanzhi të fitojë besimin e plotë të Interit. Mbrojtësi zviceran, i ardhur në fund të merkatos nga Mançester Siti me formulën e huazimit dhe të drejtë blerjeje, është përshtatur menjëherë në sistemin e Kristian Kivut, duke treguar siguri dhe personalitet në mbrojtje.

Performancat e tij kanë bindur drejtuesit zikaltër, të cilët tashmë po punojnë për të aktivizuar opsionin e blerjes përfundimtare, të vlerësuar rreth 15 milionë euro. Klubi dëshiron ta mbyllë marrëveshjen para përfundimit të sezonit për të shmangur konkurrencën e mundshme nga klubet angleze.

Akanzhi, 29 vjeç, pritet të firmosë një kontratë të vlefshme deri në vitin 2029, me një pagë prej 4.5 milionë eurosh në sezon. Një investim i rëndësishëm që tregon qartë besimin e Interit tek ish-mbrojtësi i Siti-t, tashmë bërë një pikë e fortë e prapavijës zikaltër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re