Skip to content

Ankimi i Veliajt/ Kushtetuesja pezullon dekretin e presidentit Begaj për zgjedhjet në Tiranë

Gjykata Kushtetuese ka vendosur unanimisht që të pezullojë dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet për Bashkinë Tiranë.

Pezullimi i dekretit, vjen pasi Erion Veliaj, tanimë ish kryebashkiak, ankimoi në Kushtetuese dhe kërkoi që dekreti i Begajt të shpallej i paligjshëm.

Veliaj ka kërkuar që të pezullohej procesi për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Ndërkaq, ai ka bërë më herët një tjetër ankim në Kushtetuese, lidhur me shkarkimin e tij nga detyra.

Presidenti Begaj kishte caktuar 9 nëntorin, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore.