Skip to content

U dhunua disa javë më parë në një lokal në kryeqytet, bashkë me të birin, ndahet nga jeta babai i Genard Hajdinit

640 0 68e929709c94e

Pak javë pasi u dhunua barbarisht në rrugë bashkë me të birin, ka ndërruar jetë Paqësor Hajdini, babai i personazhit të njohur të rrjeteve sociale, Genard Hajdini.

Lajmin e ka konfirmuar vetë familja Hajdini nëpërmjet një lajmërimi për vdekje, ku njohfton humbjen e jetës në moshën 74-vjeçare.

Të afërmit e përfshirë nga dhimbja e përshkruajnë Paqësorin si njeri të mirë dhe pozitiv, ashtu sikurse kishte edhe emrin, i qetë dhe me zemër të madhe.
Ngushëllime të shumta kanë mbërritur edhe nga ndjekësit e Genardit në rrjetet sociale, të cilët kanë ndarë me të dhimbjen për këtë humbje dhe solidaritetin.

U dhunua disa javë më parë në një lokal në