Pak javë pasi u dhunua barbarisht në rrugë bashkë me të birin, ka ndërruar jetë Paqësor Hajdini, babai i personazhit të njohur të rrjeteve sociale, Genard Hajdini.
Lajmin e ka konfirmuar vetë familja Hajdini nëpërmjet një lajmërimi për vdekje, ku njohfton humbjen e jetës në moshën 74-vjeçare.
Humbja e tij vjen vetëm pak javë pasi ai dhe i biri u përfshinë në një episod dhune më 3 gusht, në një lokal të rrugës “Bardhyl” në Tiranë, ku u sulmuan fizikisht nga i dyshuari 40-vjeçar, me inicialet Sh.G.
Të afërmit e përfshirë nga dhimbja e përshkruajnë Paqësorin si njeri të mirë dhe pozitiv, ashtu sikurse kishte edhe emrin, i qetë dhe me zemër të madhe.
Ngushëllime të shumta kanë mbërritur edhe nga ndjekësit e Genardit në rrjetet sociale, të cilët kanë ndarë me të dhimbjen për këtë humbje dhe solidaritetin.

