Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në Leskovac një ndeshje shumë të rëndësishme në rrugëtimin e saj drejt Botërorit 2026 përballë Serbisë.  

Kuqezinjtë duan të ruajnë vendin e dytë në grup dhe një rezultat pozitiv do ta afronte më shumë ekipin e drejtuar nga Silvinjo me sigurimin e play-off të turneut.
Trajneri ka bërë zgjedhjet e tij për këtë sfidë duke i dhënë fund dilemave për repartin e avancuar, ku treshja që do të ketë si detyrë kryesore të rrezikojë portën kundërshtarë do të përbëhet nga Broja dhe Uzuni nga krahët me Manajn në qendër.

 

 

LIVE SERBI-SHQIPËRI 0-1

45’+1′ Manaj

NGJARJET KRYESORE

47’ Broja merr mirë fundoren në të djathtën, por pastaj gjuajtja e tij është e gabuar dhe kalon katërkëndorin e portës pa rrezikuar Petroviç.

 

46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime mes skuadrave.

 

45’+1’ GOOOL SHQIPËRIA! Pas zhvillimit të një goditje dënimi, vjen goli i avantazhit me një gjuajtje predhë të Manajt. (VIDEO)

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

42’ Shehu është futbollisti i parë i ndëshkuar me të verdhë në këtë ndeshje.

40’ Aksion i gjatë i Brojës i cili driblon disa kundërshtarë, në fund sfera shkon te Asllani i cili gjuan në mënyrë të gabuar.

38’ Provon edhe Samarxhiç nga jashtë zonës, Strakosha mbërthen sferën. (VIDEO)

36’ Mitaj shpëton portën kuqezi pas një inkursioni të Pavloviç dhe gjuajtjes së tij të devijuar që po shkonte drejt rrjetës. (VIDEO)

35’ Asllani del në sulm dhe harkon në fundore nga e majta, mbrojtja vendase largon.

32’ Tjetër situatë e rrezikshme në zonën kuqezi me një pasim që mbërrin te Vlahoviç në pozicion të favorshëm. Por në fund Ajeti i heq sferën nga këmbët dhe zgjidh situatën.

30’ Serbia i afrohet golit me dyshen Vlahoviç-Mitroviç, ku i pari gjuan në qendër të zonës dhe i dyti për fat nuk ia del të devijojë sferën drejt rrjetës me Strakoshën e mposhtur. (VIDEO)

29’ Harkimet radhazi si nga këndorja, ashtu edhe më pas nga Mitaj, nuk sjellin gjuajtje drejt portës serbe.

28’ Broja nga e djathta arrin të fitojë një goditje këndi pas një dueli me Pavloviç.

26’ Vlahoviç tenton me një gjuajtje nga distanca, Strakosha kontrollon në dy kohë. (VIDEO)

22’ Asllani provon të rrezikojë me një goditje dënimi, topi devijohet dhe përfundon në duart e portierit. (VIDEO)

18’ Minuta qetësie me lojën që zhvendoset nga një gjysmëfushë në tjetrën, pa rreziqe për portat.

12’ Rasti i parë i Shqipërisë është me një harkim nga Hysaj në të djathën, topi shkon te Manaj por gjuajtja me kokë e sulmuesit është e gabuar. (VIDEO)

10’ Mitaj vihet në vështirësi në prapavijë, Manaj kthehet dhe rifiton topin para zonës, duke i dhënë qetësi ekipit.

7’ Një goditje këndi e Serbisë nga krahu i majtë sjell panik në zonë, sidomos pasi Broja mban topin më shumë se sa duhet duke i dhënë mundësi kundërshtarëve të qëndrojnë përpara.

5’ Krosime radhazi nga Kostiç në krahun e majtë të sulmit të Serbisë, Ajeti e Hysaj largojnë rrezikun pa mbërritur topi në zonë.

2’ Broja shfaqte menjëherë rrezikshëm djathtas, duke vënë në vështirësi Pavloviç i cili largon sferën në anësore.

1’ Nis dueli në Leskovac.

FORMACIONET ZYRTARE

SERBIA: Petroviç, Erakoviç, Veljkoviç, Pavloviç, Zhivkoviç, Maksimoviç, Stankoviç, Kostiç, Samarxhiç, Vlahoviç, Mitroviç.
Trajner: Dragan Stojkoviç

SHQIPËRIA: Strakosha, Mitaj, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Shehu, Laçi, Asllani, Broja, Manaj, Uzuni.
Trajner: Silvinjo

PANORAMASPORT

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re