Fitorja historike e Kombëtares shqiptare në përballjen ndaj Serbisë ka ndezur një valë entuziazmi nga Tirana e deri në Nju Jork. Me golin vendimtar të Rei Manajt dhe një performancë të jashtëzakonshme në fushë, kuqezinjtë jo vetëm siguruan pikë të çmuara, por edhe krenarinë e një kombi të tërë.

Në Tiranë, mijëra tifozë shpërthyen në festë pas përfundimit të ndeshjes. Këngë patriotike, brohoritje dhe valle popullore pushtuan kryeqytetin, duke e kthyer natën në një festë të paharrueshme.

Pamje të ngjashme janë shfaqur edhe nga një lokal me shqiptarë në Nju Jork të SHBA.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re