
Një video e siguruar nga Faxnews tregon momentin kur personat e plagosur nga konflikti i ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Bathores, mbërrijnë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Në pamje shihen të rinjtë të shoqëruar nga personeli shëndetësor, ndërsa futen me urgjencë në ambientet e spitalit.
Grupi hetimor vijon punën në terren, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave të incidentit.



