Gazetari Reis Çiço, i ftuar në emisionin Log. News24 komentoi fitoren historike të Shqipërisë ndaj Serbisë, të shtunën në Leskovc për eleminatoret e Botërorit 2026.
“Kur luan futboll, lojtari ka emocion. Por te ne, këtij emocioni i ngarkohen edhe të tjera që s’kanë lidhje me sportin: atdheu, flamuri, fitorja,” u shpreh Çiço. Ai shtoi se në përfaqësuese si Franca apo Italia, nuk flitet për këto gjëra.
Më tej Çiço shton se tek serbët urrejtja ndaj shqiptarëve është e tillë që ata nuk heqin dot dorë.
Reis Çiço: Kur luan futboll, lojtari ka emocion. Tek këtij emocioni i ngarkohen disa emocione ekstra sportive që i dëmtojnë lojtarët: Atdheu, fitorja, flamuri. Nuk kam dëgjuar që në kombëtaret si Franca, Italia, apo të tjera të përmenden këto gjëra. Serbët kanë një urrejtje që nuk heqin dorë që vazhdojnë të shfaqen në stadiume.



