Analisti Lirim Zalla, ka komentuar ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë në Leskovac, ku kuqezinjtë dolën fitimtar falë golit të Rei Manajt, të cilin e cilësoi “gol zemre”.

“Mbaj mend shumë gola, ka lënë nam Balaj me golin me Portugalinë, goli staordinare fare, ka bërë Andi Sali më Danimarkën, Igli Tare me Norvegjinë, gola spektakolarë. Por ata janë gola të kujtesës, ky është goli i zemrës. Në 400 ndeshje, hera e parë që fitojmë në tokën e sllavëve të jugut…“, tha ai në “LOG.”, në News 24.

Zalla theksoi se ndryshe nga herë të tjera, ketë radhe trajneri Silvinjo guxoi duke futur tre sulmues në lojë, që sipas tij, i dha mundësinë kombëtares shqiptare të tregonte forcën.

“Guxoi këtë herë dhe futi tre sulmues.  Dhe ne treguam forcën tonë, shkuam në identitetin tonë, se ky është ekip i madh, i jashtëzakonshëm”, tha Zalla.

I ndalur më tej tek organizimi i Serbisë dhe rregullave strikte për pritjen e Kombëtares, Zalla u shpreh se nuk i jep fletë lavdërimi, pasi sipas tij, gjithçka u bë për sigurinë e vetë serbëve, se sa për lojtarët dhe tifozët shqiptarë.

Lirim Zalla: Unë kam shkruar në vende të shenjta, për t’u lutur që Silvinjo të guxojë. Ka luajtur gjithmonë për vete, për rezultate të ngushta. Guxoi këtë herë dhe futi tre sulmues.  Dhe ne treguam forcën tonë, shkuam në identitetin tonë, se ky është ekip i madh, i jashtëzakonshëm. Është kombëtarja më e mirë, është më lart se të gjithë…

Unë nuk kam ndërmend t’u jap fletë lavdërimi serbëve se organizuan një pritje të mirë, këtë ta kesh të vdekur.  Që t’i jap fletë lavdërimi unë serbëve për këtë ndeshje që organizuan ata, kurrë në botë. E para fare është detyrim për ta, e dyta, ata e kanë pasur rrëmujë politikë të frikshme dhe janë trembur nga ajo vetë. E treta, ata seleksionuan si në komitetin e partisë që i jepte biletat në kohën e përparshme, ata i bën të gjitha për të mbrojtur veten, nuk i shkonte mendja për ne.

Se nuk vulosët pasaporta dhe nuk kaluat te pika kufitare, punë e madhe, gabim për ata. Fletë lavdërimi atyre nuk u jap. Kjo ndeshja del jashtë kornizës së lojës. Mbaj mend shumë gola, ka lënë nam Balaj me golin me Portugalinë, goli staordinare fare, ka bërë Andi Sali më Danimarkën, Igli Tare me Norvegjinë, gola spektakolarë. Por ata janë gola të kujtesës, ky është goli i zemrës. Në 400 ndeshje, hera e parë që fitojmë në tokën e sllavëve të jugut…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re