Gazetari Bashkim Tufa komentoi në Log. News24 fitoren historike të kombëtares shqiptare në Leskovc përballë Serbisë për eliminatoret e Botërorit 2026.

Tufa thekson se kjo fitore është nga më të bukurat që ka bërë ndonjëherë kombëtarja shqiptare në historinë e saj.

Sipas tij, nëse kjo ndeshje do ishte luajtur në Beograd dhe Shqipëria do kishte fituar, presidenti Vuçiç do ishte përmbysur.

Bashkim Tufa: Kjo është një perlë në historinë e futbollit shqiptar. Kombëtarja ka 395 ndeshje, ka vetëm 28 fitore jashtë, kjo është nga më të bukurat. Nuk ka vetëm anën sportive. Ka dhe anën politike, sociale, historike të gjitha. Ne kemi fituar edhe këtu me Belgjikën, edhe me Portugalinë. Kjo ka një konotacion tjetër.

Këta kanë qenë në burg. E ka për detyrë. Për veten e vet, jo për ty. Nëse në Beograd do kishte fituar Shqipëria, ai mbajti fjalim tani, do e kishin përmbysur. Ka dhe një tjetër, që Vuçiç e ka thënë por e ka për anglezët, një presion iu bënë dhe e kthyen në Beograd. Ne na leverdis.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re