Zymer Bytyqi po kalon një nga periudha më të vështira në karrierë. Sulmuesi shqiptar u largua nga CSKA Sofia, ndërsa aktualisht qëndron pa ekip. Për këtë në Turqi i kanë bërë jehonë, duke kujtuar periudhën e artë te Konjaspor.

Vlera e 29-vjeçarit është 2.5 milionë euro në tregun e “transfermarkt”. Anësori i krahut të majtë po ashtu numëron 24 paraqitje me përfaqësuesen e Kosovës ku ka gjetur një herë golin.

Disa klube kanë përfituar nga shitja e kartonit të sulmuesit. Olimpiakos e afronte Bytyqin për 1 milion euro, ndërsa e shiti më pas te Antaliaspor për 3.5 milionë eruo. Rënia e tij filloi pikërisht dy vite më parë.

Zymeri u largua nga CSKA pikërisht për shkak të paraqitjeve. Në Turqi ndërkohë është shpërndarë si profil, duke treguar vlerësimin e tij për Konjaspor.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re