Jasir Asani ka shënuar për Esteghlal në Champions-in 2 aziatik. Futbollisti i Kombëtares dyfishoi shifrat, ndërsa skuadra e Iranit e mbylli në avantazh 2-0 pjesën e parë ndaj Al Uehdat.
Asistin për golin e Asanit e dha Munir El Hadadi. Ky i fundit mbahet mend edhe për besimin e madh që Barcelona kishte për të më parë.
Esteghlal i bën punë vetëm fitorja sot. Pasi ka humbur dy ndeshjet e para është mënyra e vetme për të shpresuar te kualifikimi.
Goli i Jasir Asanit: (VIDEO)



