
Kreu i SPAK Altin Dumani ka lënë ambientet e Parlamentit pas përfundimit të raportimit të tij dhe përgjigjeve për pyetjet e deputetëve.
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi njoftoi në seancë se Dumani ishte i lirë të largohej, por përfaqësuesit e tjerë të SPAK vazhdojnë të ndjekin punimet e seancës plenare.
LEXO EDHE: Dumani raporton në Parlament: SPAK nën presion nga krimi i organizuar, politika dhe media
Kreu i SPAK, Altin Dumani, pasi raportoi para deputetëve, iu përgjigj 65 pyetjeve që i kishin drejtuar.
Pas tij, pritet raportimi i Inspektorit të Lartë i Drejtësisë, Artur Metani,Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor,Ilir Rusi dhe Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani.
