Skip to content

Dy orë “në pyetje” nga deputetët, Dumani largohet nga Parlamenti

Kreu i SPAK Altin Dumani ka lënë ambientet e Parlamentit pas përfundimit të raportimit të tij dhe përgjigjeve për pyetjet e deputetëve.

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi njoftoi në seancë se Dumani ishte i lirë të largohej, por përfaqësuesit e tjerë të SPAK vazhdojnë të ndjekin punimet e seancës plenare.

LEXO EDHE: Dumani raporton në Parlament: SPAK nën presion nga krimi i organizuar, politika dhe media

Kreu i SPAK, Altin Dumani, pasi raportoi para deputetëve, iu përgjigj 65 pyetjeve që i kishin drejtuar.

Pas tij, pritet raportimi i Inspektorit të Lartë i Drejtësisë, Artur Metani,Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor,Ilir Rusi dhe Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani.