Skip to content

EMRI/ Dogji dy automjete në pronësi të xhaxhait, pranga 30-vjeçarit në Tiranë, me precendent penal

TIRANË- Marius Xhepa 30 vjeç është arrestuar nga Policia e Tiranë,s pasi dyshohet se ka djegur dy automjete në pronësi të xhaxhait të tij, Gëzim Xhepa në muajin mars.

Ai gjithashtu, dyshohet edhe për vjedhjen e disa shumave parash dhe sendeve të ndryshme në 3 banesa dhe 1 automjet gjatë muajve të fundit.

Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera kriminale që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.