TIRANË- Marius Xhepa 30 vjeç është arrestuar nga Policia e Tiranë,s pasi dyshohet se ka djegur dy automjete në pronësi të xhaxhait të tij, Gëzim Xhepa në muajin mars.
Ai gjithashtu, dyshohet edhe për vjedhjen e disa shumave parash dhe sendeve të ndryshme në 3 banesa dhe 1 automjet gjatë muajve të fundit.
Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera kriminale që mund të ketë kryer ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
