Goditet një grup kriminal që trafikonte në Shqipëri, vepra arti të vjedhura në shtetet e Europës.

Në pranga ka rënë Aurel Halilaj dhe Islam Gjuta si dhe u shpall në kërkim shtetasi Jetmir Halilaj.

Gjatë operacionit “Muzeu i errët”, u sekuestruan qindra objekte me vlera historike dhe kulturore që mbaheshin me qëllim shitjen, në banesën e 2 pjesëtarëve të grupit kriminal, që janë babë e bir.

Veprat e sekuestruara janë: piktura, skulptura, ikona, punime druri, dokumente të rralla dhe albume me pulla poste.

Së bashku me veprat, sekuestrohen 2 automjete që dyshohet se janë përdorur për transportimin e veprave, si dhe 2 celularë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re