Skip to content

Goditet grupi kriminal, trafikonte vepra arti të vjedhura në Europë, dy të arrestuar

policia tirane

Goditet një grup kriminal që trafikonte në Shqipëri, vepra arti të vjedhura në shtetet e Europës.

Në pranga ka rënë Aurel Halilaj dhe Islam Gjuta si dhe u shpall në kërkim shtetasi Jetmir Halilaj.

Gjatë operacionit “Muzeu i errët”, u sekuestruan qindra objekte me vlera historike dhe kulturore që mbaheshin me qëllim shitjen, në banesën e 2 pjesëtarëve të grupit kriminal, që janë babë e bir.

Veprat e sekuestruara janë: piktura, skulptura, ikona, punime druri, dokumente të rralla dhe albume me pulla poste.

Së bashku me veprat, sekuestrohen 2 automjete që dyshohet se janë përdorur për transportimin e veprave, si dhe 2 celularë.