Skip to content

Suedi! Identifikohen tre gratë e vrara nga autobusi që u përplas me stacionin

a36cce52 31058079

Tre gratë që u goditën nga një autobus dhe u vranë në Stokholm javën e kaluar janë identifikuar nga policia suedeze, e cila thotë se janë dy shtetase suedeze dhe një nga një vend tjetër evropian.

Aksidenti ndodhi të premten pasdite, pak pas orës 15:00 kur një autobus dykatësh i zbrazët u përplas në një stacion autobusi në një rrugë të ngarkuar në kryeqytetin suedez.

Autoritetet po hetojnë shkakun e aksidentit.

Mediat suedeze raportojnë se nuk ka prova që e lidhin aksidentin me aktivitet kriminal. Gazeta Dagens Nyheter spekulon se shoferi mund të jetë sëmurur papritmas.

Shoferi i autobusit është arrestuar dhe akuzuar për vrasje të paqëllimshme.

“Puna e policisë për të identifikuar tre personat e vrarë në aksidentin me makinë të së premtes (…) ka përfunduar”, thuhet në deklaratën e policisë suedeze.

“Dy prej tyre ishin gra në të gjashtëdhjetat.

Policia ka informuar familjet e tyre për vdekjen e tyre. Një grua në të pesëdhjetat vdiq gjithashtu. Policia po kërkon të afërmit e saj në një vend tjetër evropian”, por deklarata nuk specifikoi se cilit shtet i përket .

Tre persona të tjerë u plagosën, dy prej të cilëve janë akoma në spital.

Përshtati në Shqip S