Skip to content

Hidhet shorti/ Shqipëria “peshkon” sërish Poloninë, Kosova përballë…

Është hedhur shorti i Play Off-it për Botërorin 2026 ku Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre për fazën gjysmëfinale.

Kuqezinjtë do të përballen me Poloninë, një kombëtare e fortë por që e kemi mposhtur vitet e fundit, ndërsa Kosova do të ketë përballë Sllovakinë.

Shqipëria dhe Kosova do të duhet që ndeshjen e parë ta luajnë jashtë fushe.

Nëse kuqezinjtë kalojnë Poloninë, atëherë kundërshtari ynë në finale do të jetë fituesi i sfidës Ukrainë-Suedi.  Ndërsa Dardanët nëse kalojnë Sllovakinë atëherë në finale do të përballet me fituesin e çiftit Turqi-Rumani

Sfidat gjysmëfinale do të luhen të enjten e 26 marsit, ndërsa finalet 5 ditë më vonë.

Rrugëtimi A

Itali – / Uells – Bosnjë

Rrugëtimi B

Ukrainë – / Polonia – Shqipëri

Rrugëtimi C

Turqi – / Sllovakia

Rrugëtimi D
Danimarkë-aqedonia e Veriut – Çeki/ Irlandë

Gjithashtu, FIFA ka vendosur sa i përket përfaqësueseve që do të vijnë nga play off-i, se të gjitha ato që do të kualifikohen do të vendosen në vazon e katërt të fazës finale të Botërorit 2026, me shortin që do të hidhet më 5 dhjetor.