
Është hedhur shorti i Play Off-it për Botërorin 2026 ku Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre për fazën gjysmëfinale.
Kuqezinjtë do të përballen me Poloninë, një kombëtare e fortë por që e kemi mposhtur vitet e fundit, ndërsa Kosova do të ketë përballë Sllovakinë.
Shqipëria dhe Kosova do të duhet që ndeshjen e parë ta luajnë jashtë fushe.
Nëse kuqezinjtë kalojnë Poloninë, atëherë kundërshtari ynë në finale do të jetë fituesi i sfidës Ukrainë-Suedi. Ndërsa Dardanët nëse kalojnë Sllovakinë atëherë në finale do të përballet me fituesin e çiftit Turqi-Rumani
Sfidat gjysmëfinale do të luhen të enjten e 26 marsit, ndërsa finalet 5 ditë më vonë.
Rrugëtimi A
Itali – / Uells – Bosnjë
Rrugëtimi B
Ukrainë – / Polonia – Shqipëri
Rrugëtimi C
Turqi – / Sllovakia
Rrugëtimi D
Danimarkë-aqedonia e Veriut – Çeki/ Irlandë

Gjithashtu, FIFA ka vendosur sa i përket përfaqësueseve që do të vijnë nga play off-i, se të gjitha ato që do të kualifikohen do të vendosen në vazon e katërt të fazës finale të Botërorit 2026, me shortin që do të hidhet më 5 dhjetor.
