Kryeministri australian Anthony Albanese ka bërë një pushim të shkurtër nga qeverisja e vendit për të kurorëzuar në martesë dashurinë e tij me Jody Haydon. Çifti lidhi kurorë në Canberra të shtunën pasdite, një ditë pas seancës së fundit të vitit parlamentar.
Me këtë vendim, Albanese u bë udhëheqësi i parë australian që u martua gjatë kohës që ishte në detyrë.
“Jemi të kënaqur të ndajmë dashurinë dhe angazhimin tonë për të kaluar jetën tonë të ardhshme së bashku, përpara familjes dhe miqve tanë më të ngushtë”, tha Albanese. Kryeministri australian postoi gjithashtu foto nga dasma e tij në Twitter, të cilat i shoqëroi me mbishkrimin: “Të dua Jody”.
Deri në ditën e madhe, planet e dasmës u mbajtën sekret për shkak të shqetësimeve për sigurinë. Prindërit e Jodie ishin të pranishëm, si dhe Nathan, djali i Albaneses nga një martesë e mëparshme.
Po ashtu disa ministra të qeverisë morën pjesë në ceremoni. Sakaq, qeni i Albanese, Toto, ishte ai që mbante unazat e martesës ndërsa çifti doli në altar nën tingujt e këngës “Signed, Sealed, Delivered (I’m Yours)” të Stevie Wonder.




