
Naldo Gjini nga Lezha është arrestuar mbrëmjen e kësaj të hëne në Elbasan, lidhur me vrasjen e ndodhur një natë më parë.
LEXO EDHE: FOTO/ Ky është 43-vjeçari i ekzekutuar dje në Elbasan
Policia po ushtron kontroll në banesën e tij në Lezhë.
Dyshohet se ky person ka përdorur më parë mjetin ‘Audi’ që u dogj pas ngjarjes.
Edmond Mëhalla u vra mbrëmjen e djeshme në Elbasan.
I njohur edhe si Edmond Hyka, ai u qëllua menjëherë pasi doli nga biznesi i tij dhe u fut në makinë, aty ku u ekzekutua me dy plumba.
