Skip to content

EMRI/ Arrestohet lezhjani për vrasjen e Elbasanit, policia kontrolle në banesën e tij

Naldo Gjini nga Lezha është arrestuar mbrëmjen e kësaj të hëne në Elbasan, lidhur me vrasjen e ndodhur një natë më parë.

LEXO EDHE: FOTO/ Ky është 43-vjeçari i ekzekutuar dje në Elbasan

Policia po ushtron kontroll në banesën e tij në Lezhë.

Dyshohet se ky person ka përdorur më parë mjetin ‘Audi’ që u dogj pas ngjarjes.

Edmond Mëhalla u vra mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

I njohur edhe si Edmond Hyka, ai u qëllua menjëherë pasi doli nga biznesi i tij dhe u fut në makinë, aty ku u ekzekutua me dy plumba.