Pas nisjes së turit të takimeve nga një grup demokratësh, mes të cilëve ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti, Partia Demokratike është vënë në lëvizje.

 

Një udhëzim i firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu Flamur Noka i është shpërndarë degëve lokale në të gjithë vendin.

 

Në udhëzim, ndër të tjera thuhet se duhet të nisë analiza e brendshme për rezultatin që mori PD në zgjedhjet e 11 majit.

Kujtojmë se, një ditë më parë, Salianji dhe Alimehmeti zhvilluan një takim me strukturat e PD dega Durrës ku gjatë fjalimeve që u mbajtën, demokratët kërkuan të bëhej një analizë e situatës në të cilën ndodhet sot PD, pas disa humbjeve radhazi në zgjedhje.

Nga qyteti bregdetar, Salianji u shpreh se demokratët kërkojnë reagim dhe përgjigje për situatën aktuale në të cilën ndodhet sot forca më e madhe e opozitës në vend.

LEXO EDHE: “Koha e një gjenerate të re”/ Çfarë synon Salianji me lëvizjen e tij

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re