Skip to content

UDHËZIMI/ Salianji “lëviz” PD-në, Noka-degëve lokale: Të nisë analiza e brendshme për “11 Majin”

salianji selia pd udhezimi


Pas nisjes së turit të takimeve nga një grup demokratësh, mes të cilëve ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti, Partia Demokratike është vënë në lëvizje.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=426&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fte nise analiza per rezultatin e 11 majit pas takimeve te salianjit pd vihet ne levizje zbardhet udhezimi per deget lokale%2F%23gsc.tab%3D0&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanwebNjë udhëzim i firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu Flamur Noka i është shpërndarë degëve lokale në të gjithë vendin.

 

Në udhëzim, ndër të tjera thuhet se duhet të nisë analiza e brendshme për rezultatin që mori PD në zgjedhjet e 11 majit.

udh1 1

udh2

udh3

Kujtojmë se, një ditë më parë, Salianji dhe Alimehmeti zhvilluan një takim me strukturat e PD dega Durrës ku gjatë fjalimeve që u mbajtën, demokratët kërkuan të bëhej një analizë e situatës në të cilën ndodhet sot PD, pas disa humbjeve radhazi në zgjedhje.

Nga qyteti bregdetar, Salianji u shpreh se demokratët kërkojnë reagim dhe përgjigje për situatën aktuale në të cilën ndodhet sot forca më e madhe e opozitës në vend.

LEXO EDHE: “Koha e një gjenerate të re”/ Çfarë synon Salianji me lëvizjen e tij