Skip to content

VIDEO/ Ukraina godet një anije cisternë nafte ruse të “flotës hije” në Detin e Zi

585d5640 ap25275547329062

Dronët e Marinës Ukrainase goditën dhe çaktivizuan sot një anije cisternë nafte që i përkiste flotës në hije të Rusisë, ndërsa ajo lundronte nëpër zonën ekonomike ekskluzive të Ukrainës në Detin e Zi, duke u drejtuar drejt portit rus të Novorossiysk, tha një zyrtar ukrainas.

Anija cisternë Dashan, e cila po lundronte me shpejtësi maksimale me transponderët e saj të fikur, pësoi dëme të mëdha gjatë sulmit, gjatë të cilit eksplozivë të fuqishëm goditën pjesën e pasme të saj, tha një zyrtar i Shërbimit të Sigurisë Ukrainase.

Autoritetet thanë se eksplozivë të fuqishëm goditën pjesën e pasme.

VIDEO/ Dronët ukrainas bombardojnë anijen cisternë, pjesë e “flotës hije” të Rusisë, momenti kur shpërthen në flakë

Lajmi u dha edhe nga një zyrtar i Shërbimit të Sigurisë Ukrainase, teksa u publikuan edhe pamje filmike të këtij sulmi.

Edhe më herët dronët ujorë ukrainas kishin bombarduar dy prej cisternave ruse të naftës në Detin e Zi, që kishin thyer sanksionet e BE, SHBA dhe Britanisë së Madhe.