
Shkëndija ka marrë një fitore të rëndësishme në Conference League duke mundur Slovan Bratislavën me rezultatin 2-0.
Tetovarët treguan siguri dhe efikasitet, duke zgjidhur ndeshjen që në pjesën e parë.
Goli i parë erdhi pas një aksioni të krijuar nga Liridon Latifi, ndërsa autori zyrtar u regjistrua Bajriç me një gol në minutën e 33-të.
Vetëm pak para fundit të pjesës së parë, Sebastjan Spahiu dyfishoi shifrat, duke i dhënë Shkëndijës një avantazh të merituar.
Me këtë triumf, Shkëndija ngjitet në kuotën e 7 pikëve dhe futet në zonën “play off”, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim. Ende mbetet edhe një ndeshje për t’u luajtur, e cila mund të vendosë fatin e skuadrës në garat europiane.
