Skip to content

GOLAT/ Shkëndija mposht Slovan Bratislavën dhe ngjitet në zonën “play off” të Conference League 

FB IMG 1765484983493


Shkëndija ka marrë një fitore të rëndësishme në Conference League duke mundur Slovan Bratislavën me rezultatin 2-0.

Tetovarët treguan siguri dhe efikasitet, duke zgjidhur ndeshjen që në pjesën e parë.

Goli i parë erdhi pas një aksioni të krijuar nga Liridon Latifi, ndërsa autori zyrtar u regjistrua Bajriç me një gol në minutën e 33-të.

Vetëm pak para fundit të pjesës së parë, Sebastjan Spahiu dyfishoi shifrat, duke i dhënë Shkëndijës një avantazh të merituar.

Me këtë triumf, Shkëndija ngjitet në kuotën e 7 pikëve dhe futet në zonën “play off”, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim. Ende mbetet edhe një ndeshje për t’u luajtur, e cila mund të vendosë fatin e skuadrës në garat europiane.