Klodjan Braho është zgjedhur drejtues i ri i SPAK, duke marrë 7 nga 11 votat e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Nga ana tjetër, kandidatët në garë Adnan Xholi mori 3 vota, 1 votë mori Elvin Gokaj ndërsa Doloreza Musabelli nuk mori asnjë votë.
LEXO EDHE: Klodian Braho në krye të SPAK, vjen reagimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë
Ja si votuan 11 anëtarët e KLP:
Sokol Stojani- Adnan Xholi
Moisi Duda- Klodian Braho
Olger Eminaj- Klodian Braho
Erind Mërkuri- Adnan Xholi
Mirela Bogdani- Klodian Braho
Vatë Staka- Adnan Xholi
Ledina Riza- Klodian Braho
Erind Gërmenji- Klodian Braho
Zeqir Hoda- Klodian Braho
Arta Mandro- Klodian Braho
Erion Fejzulla- Elvin Gokaj
LEXO EDHE: Lufta e fshehtë diplomatike SHBA-BE për kreun e ri të SPAK/ Washingtoni ‘mposhti’ Brukselin. Po tani?
Klodian Braho, që pason Altin Dumanin pas 3 vitesh në krye të SPAK, pritet të marrë zyrtarisht detyrën e re më 19 dhjetor.
