Skip to content

Klodian Braho, drejtues i ri i SPAK/ Si votuan 11 anëtarët e KLP-së

Klodjan Braho është zgjedhur drejtues i ri i SPAK, duke marrë 7 nga 11 votat e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Nga ana tjetër, kandidatët në garë Adnan Xholi mori 3 vota, 1 votë mori Elvin Gokaj ndërsa Doloreza Musabelli nuk mori asnjë votë.

LEXO EDHE: Klodian Braho në krye të SPAK, vjen reagimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë

Ja si votuan 11 anëtarët e KLP:

Sokol Stojani- Adnan Xholi

Moisi Duda- Klodian Braho

Olger Eminaj- Klodian Braho

Erind Mërkuri- Adnan Xholi

Mirela Bogdani- Klodian Braho

Vatë Staka- Adnan Xholi

Ledina Riza- Klodian Braho

Erind Gërmenji- Klodian Braho

Zeqir Hoda- Klodian Braho

Arta Mandro- Klodian Braho

Erion Fejzulla- Elvin Gokaj

LEXO EDHE: Lufta e fshehtë diplomatike SHBA-BE për kreun e ri të SPAK/ Washingtoni ‘mposhti’ Brukselin. Po tani?

Klodian Braho, që pason Altin Dumanin pas 3 vitesh në krye të SPAK, pritet të marrë zyrtarisht detyrën e re më 19 dhjetor.