Aktori Peter Green, i cili luajti rolin e keqbërësit në shumicën e filmave të tij, u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Nju Jork.

Vdekja e aktorit amerikan, në moshën vetëm 60 vjeç, u konfirmua të premten në mbrëmje nga menaxheri i tij.

Ai ishte më i njohur për rolet e tij në The Mask, në të cilin luajti Dorian Tyrell, dhe Pulp Fiction, në të cilin luajti Zedd, një roje sigurie sadist, përdhunues dhe vrasës serial.

“Ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm,” tha Greg Edwards të premten në mbrëmje, duke shtuar… “Vërtet një nga aktorët më të mëdhenj të brezit tonë. Zemra e tij ishte e madhe. Do të më mungojë. Ai ishte një mik i shkëlqyer.”

Përfaqësuesi i tij tha gjithashtu se Greene, i cili u shfaq edhe në “The Usual Suspects”, do të fillonte xhirimet e një projekti të ri me Mickey Rourke, të titulluar “Mascots”, në janar.

Përshtati në Shqip S

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re