
Çmimin “Lojtari i Vitit” në Mbrëmjen Gala të “Topit të Artë 2025” e fitoi kapiteni i Kombëtares Berat Gjimshiti.
Lojtari i Vitit u zgjodh pas një votimi nga vetë lojtarët e Kombëtares.
Çmimin e dha kryeministri Edi Rama, i cili nuk i kurseu batutat.
“Si nuk i dhatë asnjë votë Armand Dukës?! Është kënaqësi që ta lexoj emrin si lojtari i vitit nga Kombëtarja. Duke të falënderuar për forcë dhe shembull që ej në fushë. Të falënderoj që na bëre të harrojmë Lorik Canën. E fute te pensionistët që del këtu dhe përshëndet. Të uroj më shumë forcë dhe vullnet për të rritur çunat në prapavijë”, tha Rama.
LEXO EDHE: Ceremonia e “Topit të Artë”, FSHF vlerëson më të mirët e vitit. Ja fituesit



